‘Dhunuesve të zgjedhjeve’ nuk do t’u bllokohet lëvizja e lirë

18 korrik 2019 | 15:31

Në mënyrë të befasishme mazhoranca qeverisëse në Shqipëri është tërhequr të enjten nga amendamenti që i ndalonte daljen jashtë vendit kujtdo që do të cenonte procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Megjithëse kryeministri Edi Rama, por edhe funksionarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste (PS) kishin deklaruar gjatë gjithë fushatës elektorale se kushdo që do të cenonte procesin zgjedhor do të shpallej “non grata” në ShBA dhe BE si dhe do të dënohej me burgim, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se kjo parti do të tërhiqet përkohësisht nga ky ligj për t’u konsultuar me opozitën dhe ndoshta për ta zëvendësuar burgun me dënime alternative.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, në respekt të konsultimit me deputetët e opozitës, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit t’i thërrasin mendjes”.

Teksa ka shpërndarë fjalimin e Ballës në Kuvend, kryeministri Rama ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se me këto ndryshime, sa herë të vandalizohen institucionet, shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarë e punonjës policie rëndohen pasojat penale për dhunuesit.

Kush dënohet për krim zgjedhor sipas Ramës nuk kandidon dot më dhe nuk punon dot më në shtet. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD, Visar Ymeri, ka vlerësuar se…