Kontrata e Ministrisë së Integrimit me kompaninë amerikane është e papranueshme për PSD-në

18 korrik 2019 | 15:21

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD, Visar Ymeri, ka vlerësuar se kontrata e nënshkruar nga Ministria e Integrimit Evropian me kompaninë amerikane “Madison Global LL” është e papranueshme, dhe si e tillë duhet të shihen mundësitë për moszbatimin e saj.

Ai ka theksuar se obligimet që dalin nga kontrata me “Madison Global Strategies LLC” nuk janë ashtu siç paraqiten, si përpjekje për të forcuar pozitën e Kosovës brenda vendeve anëtare të BE-së.

Ymeri ka theksuar se në përshkrimin e kontratës, e cila është publikuar në Agjencisë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, flitet për takime me anëtarët e Kongresit, dhe administratës amerikane.

Më tutje, Ymeri ka thënë se në këtë kontratë Ministria e Integrimit Evropian është institucioni të cilin do të përfaqësojë “Madison Global Strategies, LLC”, por emri i zyrtarit me të cilin do të kontaktojë firma është Kadri Veseli.

Sipas Ymerit, ka tejkalim të kompetencave të Ministrisë për Integrimeve Evropiane, meqë përmes kësaj kontrate, kjo ministri ka marrë rolin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë kontekst, Ymeri ka thënë se Ministria e Integrimit Evropian do të duhej të përqendrohej te procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Ymeri ka deklaruar se kompania në fjalë nuk ka ndonjë përvojë për fushën për të cilën është kontraktuar.

Ai ka thënë se presin nga ministrja Dhurata Hoxha që t’i demantojë dyshimet e ngritura, në të kundërtën del se kontrata është keqpërdorim i fondeve publike për forcim të pozicionit të kryetarit të PDK-së. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali mposhti 2-1 Bayernin e Mynihut në miqësoren e zhvilluar…