Irma Konjusha, gjyqtarja e parë femër në Superkupë

09 dhjetor 2022 | 15:05

Ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit ishte e veçantë për Irma Konjushën. Kjo ishte hera e parë për të që gjykon në Superkupë të meshkujve, por është edhe hera e parë për një gjyqtare femër që gjykon në nivele të tilla të garave.

Performaca e saj ishte e mirë, duke marrë nota pozitive për gjykimin e ndeshjes. Ajo gjithashtu është kandidate potenciale për licencë të FIBA-s si gjyqtare, ndërsa synimi i saj është të garojë në arenën ndërkombëtare.

Irma ka qenë basketbolliste e dalluar duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës të femrat, madje njëra nga lojtaret më të dalluara në garat vendore. Konjusha gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, si dhe ka përfaqësuar Kosovën në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3.

Gjithashtu me Prishtinën mori pjesë edhe në grupet e FIBA EuroCup Women.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, KDI-ja ka lansuar kampanjën “Imunizohu…