Ironizon ish-këshilltari i kryeministrit: Regjimi po tenton ta pengojë fitoren e Kurtit

21 shtator 2022 | 11:06

Prokuroria ka konfirmuar pak më parë se në kuadër të aksionit “Brezovica 6” është arrestuar edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Berat Lahu.

Të arrestuarit në këtë rast dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit dhe fajde.

E lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha.

Berisha ka ironizuar me këto arrestime, ndër të tjerash me arrestimin e anëtarit të VV-së.

Ai ka thënë e me anë të këtyre arrestimeve, regjimi po tenton të pengojë fitoren e Kurtit për kryetar të partisë.

Ai madje ka kërkuar edhe vetting.

“Përmes arrestimeve të anëtarëve të LV-së, regjimi po tenton ta pengojë fitoren e Albin Kurtit… për kryetar të partisë. Vetting”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit