Ironizon Miftaraj: LV-ja të fillojë hartimin e legjislacionit për t’i shpallur të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtorëve

29 tetor 2023 | 17:58

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se Qeveria Kurti 2 sipas tij duhet t’i formojë një ligji me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtorëve.

“Lëvizja Vetëvendosje më mirë do ishte të filloj hartimin e legjislacionit për t’i shpallur të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtorëve. No sindikata, no greva, no problems! Rrënoftë klasa punëtore në Kine, Indi dhe anë e kënd botës, përjashto Kosovën”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka përgjegjësi për jetën e banorëve të pafajshëm në…