Irving nuk largohet nga Brooklyn Nets

28 qershor 2022 | 11:40

Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e LA Lakers, por duket se pak ka të vërtetë nga ato spekulime.

Sipas raportimeve të fundit nga Shams Charania, ylli i Nets do të shfrytëzojë opsionin e tij për 37 milionë dollarë. Lojtari mund ta bëjë këtë duke qëndruar te Nets edhe në sezonin 2022/23.

Irving po anashkalon të gjithë skenarët e mundshëm për të përmbushur kontratën e tij katërvjeçare me Nets. Kyrie nuk ka pasur angazhimin maksimal në sezonet e fundit edhe si pasojë e pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e…