Irving: Refuzova 100 milionë dollarë, shkak vaksina anti-Covid

29 shtator 2022 | 13:02

Gjatë konferencës për shtyp para fillimit të edicionit 2023-2023, Kyrie Irving, ylli i Brooklyn Nets, ka rrëfyer peripecitë që përjetoi vitet e fundit, kur nuk luante pasi ishte i pavaksinuar.

“Hoqa dorë nga një rritje e ndjeshme e rrogës, nga një kontratë 4-vjeçare me vlerën e 100 milionë dollarëve, për të mos u vaksinuar. Mora një vendim për të mos kryer

vaksinën anti-Covid duke mos e ditur nëse do të luaja më në NBA apo jo”, ka thënë Irving. “Ndoqa këtë rrugë dhe mora këtë vendim i vetëdijshëm për atë që po bëja. E dija që rrezikoja vendin e punës. Mund të kisha një marrëveshje pa nisur sezoni i kaluar, por për shkak se nuk kreva vaksinën gjithçka dështoi. Ishte një kafshatë e hidhur për t’u kapërdirë”, ka shtuar Irving.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin…