Mustafa priti në shtëpinë e tij përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

10 shtator 2018 | 21:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka njoftuar se bashkë me nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri, në shtëpinë e tij ka pritur në vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasani.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka thënë se me mysafirët ka diskutuar për proceset aktuale sidomos për pikëpamjet e LDK’së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës më njoftuan për përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve atje, për shpopullimin dhe shpërnguljen e madhe të tyre dhe interesin për ardhmërinë e kësaj Lugine në perspektivën e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi”, ka thënë Isa Mustafa.

Pasi ka shfaqur brengën e tij dhe të partisë që drejton, Isa Mustafa tha se i ka njoftuar mysafirët se LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, në situatën kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktual të Kosovës dhe hapja e çështjeve të integritetit territorial, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë por rrezikojnë që të vejmë në tryezë shtetësinë e Kosovës dhe se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur, të diskutuar ndërmjet veti, të matur mirë, gjithëpërfshirës si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues. “Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat”, ka thënë Isa Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë…