Ish-agjenti i Salas rrezikon të përfundojë në burg

26 qershor 2019 | 14:32

Të gjithë e njohin historinë e famëkeqit Emiliano Salas, i cili humbi jetën pas një aksidenti ajror, teksa po fluturonte nga Nantes drejt Cardiffit, që ishte edhe ekipi i tij i ri.

Pikërisht agjenti që e dërgoi argjentinasin për të firmosur në Cardiff dhe që rregulloi gjithçka për kalimin e sulmuesit në Premier Ligë, akuzohet për mashtrim.

Uill MeKej rrezikon dy vite burg dhe do të paraqitet në gjykatën e Manchesterit me 31 korrik, ku do të përballet me dy akuzat për mashtrim. Gjithashtu, MeKej akuzohet edhe për kërcënime ndaj drejtuesve të Cardiffit, ku i është drejtuar këtyre të fundit se do t’i vriste të gjithë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Milaim Zeka është shprehur i gatshëm që të votojë…