Ish-ambasadori gjerman në BeH: Perëndimi ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

22 mars 2024 | 08:10

Ish-ambasadori gjerman në Bosnjë-Hercegovinë dhe ish-shef i Zyrës Gjermane në Prishtinë, Michael Schmunk, ka folur për situatën politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ish-diplomati gjerman ka theksuar se Kosova ka kaluar në një periudhë të komplikuar, e cila burimin e ka te Serbia. Por, siç ka thënë ai, Kosova ka arritur ta menaxhojë mirë situatën.

Schmunk ka folur për marrëveshjen e Brukselit, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte vullnet për ta nënshkruar marrëveshjen, por ishte presidenti serb Vuçiq që nuk ishte i gatshëm ta bënte një gjë të tillë.

“Rekomandimi im është: Kosova të vazhdojë të jetë e qetë, të vazhdojë ta demonstrojë vullnetin për ta nënshkruar atë. Unë besoj se marrëveshjet janë të mira e të drejta”, ka thënë ai.

Për këtë ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me Uashtingonin dhe Brukselin. “Por unë besoj se topi është në fushën e Serbisë e jo të Prishtinës”, ka theksuar Schmunk.

Ish-ambasadori gjerman, Michael Schmunk, në këtë intervistë për RTK-na ka folur edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Shpresojmë që Kosova do të arrijë edhe në NATO edhe në BE sa më shpejt që është e mundur. Mendoj se i mbetet Perëndimit ta mbështesë Kosovën kudo që është e mundur që të bëhet ky lloj përafrimi”, ka thënë ish-diplomati gjerman.

Ai ka theksuar se qeveria në Berlin është duke punuar fort që të përshpejtojë procesin për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e  Ditës Botërore të Ujit,me moton “Ujë për…