Ish-ambasadori i Kosovës kërkon shkarkimin e Behgjet Pacollit

31 janar 2019 | 18:52

Sabri Kiçmari ish-ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi ka kërkuar shkarkimin e Behgjet Pacollit, nga pozita e ministrit të Jashtëm, për shkak të dështimeve siç ka thënë ai të diplomacisë së shtetit.

Ai ka thënë se nëse Pacolli nuk jep dorëheqje, si akt minimal pas dështimit duhet që këtë gjë ta bëjë kryeministri dhe presidenti i Kosovës.

Kiçmari si mysafir në emisionin Frontal Live në T7, ka përmendur një sërë dështimesh, që sipas tij janë bërë në diplomacinë kosovare e që të gjitha sipas tij janë se në krye të Ministrisë së Jashtme qëndron Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në…