Ish-ambasadori i Kosovës kritikon BE-në për mosliberalizimin e vizave

15 nëntor 2019 | 22:32

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kritikuar Bashkimin Evropian që po e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhen kushtëzime të tilla dhe përulëse.

“Poshtërsinë më të madhe që mund ta bëjë BE-ja me Kosovën është ndërlidhja e liberalizimit të vizave me dialogun me Serbinë. Dialogu dhe liberalizimi nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetren. Kosova nuk duhet të filloj fare dialogun me ndërmjetësim të BE-së nëse vezhdon me kushtëzime të tilla, non sense dhe përulëse”, ka shkruar ai.

Lulzim Peci ka shtuar se BE-ja ka filluar t’i përngjajë “transformersave”, dhe sipas tij, nuk po e kupton që kredibiliteti i saj në regjion është duke u venitur me rënie të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda pak minutash janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen…