Ish-bashkëluftëtarët UÇK-së nga Kosova Lindore ngushëllojnë familjen Kelmendi

27 shkurt 2020 | 23:16

Ish-bashkëluftëtarët e Kosovës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dërgojnë telegram ngushëllimi familjes së Qerim Kelmendit

Ne, ish luftëtarët nga Kosova Lindore, që ishim tërësi e luftës çlirimtare dhe luftuam në Kosovë me keqardhje të thellë u njoftuam për vrasjen e luftëtarit Qerim Kelemdi.

Qerim Kelmendi- Dema ishte një ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Familja Kelmendi ishte aset i çmuar i lëvizjeve çlirimtare, si e tillë ishte dhe cak i sulmeve të hershme të regjimit serb!

Gjatë luftës çlirimtare familja Kelmendi, ishte pjesë e vendimeve ku u vendos për luftë të armatosur me karakter çlirimtar!

Ne ish luftëtarët nga Kosovës Lindore u shprehim ngushëllime të thella familjes Kelmendi dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë!

Preshevë, 27 të muajit Shkurt 2020!

Në emër të ish bashkëluftëtarëve

Ish zv/komandanti i Shtabit të Përgjithshëm te Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Preshevës!

Mustafë Shaqiri- Shpëtimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kurti ka…