Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Chelseat lidhet për karrige dhe i grabitet shtëpia

01 prill 2020 | 15:07

Ish-ylli i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole u sulmua nga një bandë hajdutësh të maskuar në shtëpinë e tij.

39-vjeçari iu vodhën disa stoli të shtrenjta në rezidencën e tij.
Disa individë me rroba kamuflazhi hynë duke u depërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës.

Një burim tha: “Ishte një përvojë e tmerrshme. Grabitësit tingëlluan shumë profesional dhe e dinin saktësisht se çfarë bënin”.

Disa burime gjithashtu pohojnë se Cole ishte kërcënuar dhe lidhur me karrige gjatë bastisjes por kjo aktualisht është e paprovuar, raporton The Sun.

Disa fqinjë konfirmuan se ishin marrë me pyetje nga policia në lidhje me grabitjen, derisa hetimet kanë filluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyet…