Ish-futbollisti i Liverpoolit: Nuk dua të marrë pagë nga vendi që më sulmoi atdheun

02 mars 2022 | 09:29

Voronin, i cili ka shënuar tetë herë në 75 paraqitje me kombëtaren ukrainase, ishte asistent në Dynamo Moscow për dy vjet, pasi i dha fund karrierës së tij si lojtar me klubin në kryeqytetin rus në vitin 2014, shkruan The Guardian.

Ai  u detyrua të largohej shpejt nga vendi me familjen e tij për në Düsseldorf.

Ish-anëtari i “The Reds” tha se gjendja në Evropën Lindore ishte si diçka nga një “film horror” dhe tha se ishte “krenar” për bashkëpatriotët e tij në Ukrainë që mbronin vendin kundër trupave ruse.

“Dolëm nga Moska para se të bllokohej plotësisht. Nuk mundëm të uleshim në Düsseldorf, kështu që fluturuam përmes Amsterdamit. Babai im, vjehrra ime, gruaja ime dhe fëmijët e mi janë këtu tani”.

“Kam qenë i sëmurë për katër ditë. Shumë keq. Kur shoh të gjitha fotografitë e vendlindjes sime, kur shoh lajmet. Çdo gjë është po aq joreale sa një film. Por një film horror. Pothuajse më kanë mbaruar fjalët”.

42-vjeçari i kërkoi Gjermanisë të ndihmonte bashkëkombësit e tij.

Ai theksoi se Vladimir Putin duhet të arrestohet.

“Arrestojeni këtë bir të k**** Putinin, ndihmoni refugjatët. Dhe dërgo armë që të mbrohemi”.

“Jam kaq krenar për vendin tonë. Kemi qytete të bukura, njerëz të mrekullueshëm. Do të vazhdojmë të luftojmë. Dhe ne do të fitojmë. Por çmimi është kaq i lartë. Ne jetojmë në vitin 2022 dhe jo në Luftën e Dytë Botërore”.

“Unë kam miq në Harkov, në Kiev, në qytetin tim të lindjes, Odesa. Unë marr mesazhe çdo pesë minuta. Është e vështirë të durosh. Dua vetëm të të ndihmoj. Me para. Nuk ka rëndësi… Dhe nuk e di nëse duhet ta them këtë: por po të isha në Ukrainë tani, ndoshta do të kisha një armë në dorë gjithashtu”.

Largimi i tij u konfirmua sot edhe nga ekipi Dinamo i Moskës.

Në deklaratën e klubit thuhet se kontrata e Voroninit ishte ndërprerë.

Rusia është përjashtuar nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s pas sulmeve për të pushtuar Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se është themeluar Fondi…