Ish-gruaja e Tom Cruise del hapur me të dashurin e ri

21 shtator 2020 | 11:55

Katie Holmes nuk e ka aspak problem që të shfaqet në publik me të dashurin e ri, shefin e njohur Emilio Vitolo Jr.

Aktorja e famshme u kap mat sërish në momente intime me 33-vjeçarin. 44-vjeçarja e kishte mbërthyer me krahët e saj të dashurin dhe dhanë “shfaqje” teksa putheshin në trotuar.

Pasi kaluan disa ditë romantike së bashku, dyshja tani duket se është e pandashme. Ata fotografohen herë pas here jashtë restorantit të familjes së Emilios në Nju-Jork. Ish-bashkëshortja e Tom Cruise dukej mjaft mirë në shoqërinë e të dashurit të ri, ndërsa të dy vështronin njëri-tjetrin me maskat e fytyrës të ulura poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i futbollistëve shqiptarë pritet të rritet së shpejti te…