Kjo pritet të jetë skuadra e re e Shkodran Mustafit

21 shtator 2020 | 11:52

Numri i futbollistëve shqiptarë pritet të rritet së shpejti te Lazio apo te Napoli. Madje për një që ka fituar titullin e kampionit të botës në të kaluarën.

Lazio dhe Napoli janë të interesuara për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi. Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka ringjallur karrierën me kalimin e parë në Serie A, ndërsa një kalim tjetër mund të ndodhë që në këtë afat kalimtar. Sipas The Sun, Lazio e Napoli e kanë shënjestruar Mustafin.

“Arsenali është i hapur për të dëgjuar ofertat për futbollistin e Gjermanisë, që ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin nga Emirates”, ka shkruar The Sun.

Rreth 13 milionë funte synon të fitojë Arsenali nga shitja e Mustafit. Por, paga e lartë e Mustafit mund të jetë pengesë. Ai përfiton rreth katër milionë funte në vit te Arsenalit. Lazio synon që t’i ofrojë Mustafit kontratë për pesë vjet dhe pagë 2,3 milionë euro në stinor.

Fakti se Mustafi përballet me konkurrencë të madhe për një vend në mbrojtjen e Arsenalit, mund të shtyjë para largimin e tij. Ai ende po e sanon një lëndim dhe nuk ka luajtur këtë edicion.

Mustafi në Itali ka luajtur prej vitit 2012 deri në vitin 2014 për skuadrën e Sampdorias. Madje te Sampdoria gjeti ritmin pas vështirësive që kishte të depërtojë tek Evertoni. Më pas luajti për Valencian e për shumë vjet është pjesë e Arsenalit.

Te Lazio kohë më parë kaloi Vedat Muriqi, kurse pjesë e kësaj skuadre është edhe Thomas Strakosha. Te Napoli është mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani si dhe kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë janë të afeksionuar pas modelueses Irina Shayk për…