Ish-kapiteni i Brazilit i zhytur në borxhe

16 korrik 2019 | 07:15

Deri një dekadë më parë, Markos Caffu ishte një nga emrat më të vlerësuar në futbollin botëror.

Mbrojtësi i djathtë i Romës, Milanit e përfaqësueses së Brazilit, ishte një nga lojtarët më të spikatur në rolin e tij në botë duke fituar trofe të shumtë me klube e sidomos dy Botërorë me “seleçaon”.

Por jeta pas futbollit nuk ka qenë aq e suksesshme për Caffu, pasi investimet e tij nuk kanë shkuar siç pritej dhe tashmë ai pak nga pak po humb gjithçka, duke rrezikuar të mbetet mes katër rrugëve edhe pse ka fituar miliona euro gjatë viteve si futbollist.

Sipas “Folha de S.Paulo”, ai ka aq shumë borxhe, sa një gjykatë së fundmi dha urdhrin që t’i konfiskohen 5 banesa. Ai ka borxhe për disa miliona euro nga kompania e tij e “Capi Penta International Player”, e cila duhej të merrej me menaxhimin e futbollistëve, por që nuk ka funksionuar siç duhet. Kompania është në bashkëpronësi me gruan e tij, Rexhina, ndaj gjykata ka kërcënuar se nëse nuk shlyen shpejt detyrimet, do të konfiskojë edhe 15 pasuritë e tjera të patundshme të çiftit.

“Është problemi i im personal. Mund të shes mobilet, makinën, shtëpinë, mund të bëj atë që dua për të paguar këto borxhe”, ka qenë i vetmi reagim i Caffu i pyetur rreth kësaj situate që ka shqetësuar edhe Federatën Braziliane, pasi ai është zgjedhur ambasadori i Brazilit për Botërorin 2022.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në degën…