Ish-këshilltari i Thaçit për Mustafën: Burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese

05 nëntor 2022 | 15:13

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën e ish-kryeministrit, Isa Mustafa tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai e ka cilësuar Mustafën si një burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese.

Ai tha se personalitete të tilla gjithmonë udhëhiqen nga interesat nacionale dhe siç u shpreh ai jo nga inate primitive.

“Ish-Kryeministri Isa Mustafa është një burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese. Personalitete të tilla gjithmonë udhëhiqen nga interesat nacionale dhe jo nga inate primitive”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha Paralajmërimi i përfaqësuesve serb, se do të tërhiqen…