Ish-komandanti i grupit Wagner arratiset në Norvegji, gati për të dëshmuar kundër aleatit të Putinit

17 janar 2023 | 08:17

Andrei Medvedev, ish-komandanti i grupit rus Wagner, kaloi ilegalisht kufirin ruso-norvegjez në Rrethin Arktik, duke kërkuar azil politik në Norvegji. Madje ai ka deklaruar se është gati të dëshmojë kundër komandantit aktual Yevgeny Prigozhin. Vetë ish-komandanti rus dha një intervistë, ku përmendi se si arriti në tokën norvegjeze dhe çfarë planifikon të bëjë nga këtu e tutje.

Ai kaloi kufirin midis Rusisë dhe Norvegjisë pranë fshatit Nikel në rajonin e Murmanskut. Në kufi ka kapërcyer dy gardhe dhe më pas ka vrapuar përtej akullit të liqenit. Medvedev mbërriti në një nga qytetet kufitare, trokiti në shtëpinë e parë që gjeti dhe u kërkoi banorëve të thërrisnin policinë. Më pas, ish-komandanti i Wagner u dërgua në Oslo, ku po qëndron në një qendër për emigrantët.

Oshetskin sqaroi se procedura e azilit tashmë ka filluar. Në Norvegji, Medvedev planifikon të dëshmojë kundër kreut aktual të Wagner, Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin dhe i kërkuar prej kohësh nga autoritetet amerikane. Ai konsiderohet përgjegjës, ndër të tjera, për krime lufte. Medvedev iu bashkua grupit Wagner në korrik të vitit të kaluar. Në përfundim të kontratës 4-mujore iu vazhdua me forcë kontrata.

Pastaj Medvedev u largua në mënyrë arbitrare nga pozicioni i tij dhe u kthye në Rusi. Burri kontaktoi aktivistët e të drejtave të njeriut dhe pretendoi se njerëzit e Prigozhin po përpiqeshin ta kapnin dhe se ai në fakt ishte në arrati. Në dhjetor, Medvedev dha një intervistë për The Insider, në të cilën ai foli për ekzekutimet dhe humbjet në grupin Wagner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë thirrje për gatishmëri të…