Ish-komandanti kujton ditën e veshjes ushtar i UÇK-së

08 mars 2021 | 21:52

Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare j Kosovës, Naim Maloku, përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se kur është kyqur në radhët e UÇK-së.

Maloku kujton edhe nisjen e tij nga aeroporti i Lubjanës së bashku me ‘Abejën’ e CD-në, si dhe takimin e tyre në Tiranë me Fuat Ramiqin, Lan Avdinë, Shaip Mujën e Ibrahim Kelmendin.

“Sot e 23 vite më parë, me 8.03.1998, jam nisë për të iu bashku radhëve të UÇK-së” ka shkruar Maloku.

Postimi i plotë i Malokut:

Sot e 23 vite më parë, me 8.03.1998, jam nisë për të iu bashku radhëve të UÇK-së. Në aeroportin e Lubjanës takohëm me Bekim Berishen ( Abeja) dhe Kadri Hamitin( CD-ja). Në aeroportin e Tiranës mua me priti Fuad Ramiqi me Lan Avdinë ndërsa Bekimin dhe Kadriun, Shaip Muja.

Të nesërmen jam takuar, në Tiranë, me Ibrahim Kelmendin….
Lavdi Dëshmorëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Skenderajt,…