Ish-kongresisti amerikan: Kosova ka të ardhme të ndritur ekonomike, por tarifa i pengon investitorët e huaj

11 shkurt 2020 | 18:13

Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller, para studentëve të kolegjit AAB ka mbajtur sot një ligjëratë me temën “Politika aktuale amerikane”, por që ka folur edhe situatën politike në vend, taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, si dhe qeverinë e re.

Weller ka deklaruar se në botë ideale nuk ka nevojë për taksa, por që tha se Serbia në vazhdimësi ka punuar kundër procesit të njohjes së Kosovës. “Në botën ideale nuk ka asnjë pengesë tregtare, në botën ideale nuk ka nevojë për tarifa, dhe Kosova është një vend i pavarur dhe meriton njohjen si vend i pavarur dhe deri më tani gjysma e vendeve të botës zyrtarisht e njohin Kosovën si një të pavarur si dhe kanë vendosur e marrëdhënieve diplomatike. Fatkeqësisht, ekziston një politikë në Serbi, e cila ka punuar kundër procesit të njohjes të Kosovën dhe sinqerisht e mban Kosovën mbrapa në shumë mënyra si objektive dhe ekonomike, sepse krijon më pak siguri”, u shpreh Weller.

Ai në këtë ligjëratë foli  dhe për të ardhmën ekonomike të Kosovës. “Kosova ka të ardhme të ndritur ekonomike. Por, tarifa pengon sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. Për shembull shumë amerikanë duan të investojnë këtu miliona dollarë. Në politikë është më rendësi të bësh miq, qofshin ata demokratë apo republikanë”, ka deklaruar Weller.

Ish-kongresisti ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë si dhe ka përgëzuar sjelljen e humbësve që e pranuan atë.

Weller që në Kosovë erdhi me ftesë të Odës Ekonomike Amerikane foli para studentëve edhe për rrugëtimin e tij politik kur ishte pjesë e Kongresit Amerikan.

Ai tutje ka deklaruar se sfidë për të ka qenë gjetja e një balanci në mes qeverisë dhe legjislativit amerikan. 62 vjeçari gjithashtu tha se shteti amerikan do t’i qëndrojë përherë përkrahë Kosovës. “E inkurajoj qeverinë e re që të përkushtohet në zhvillimin ekonomik dhe të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës. Serbia ka interes shumë të madh ta njohë Kosovën si shtet shkaku i përfitimeve që mund të sjellë ky veprim i saj”. “Dhe unë e di se ky shtet nuk ka punuar në të mirë të Kosovës duke ndjekur një fushatë kundërshtuese ndaj këtij shteti të ri, por jam i bindur se puna e Ambasadorit Grenell do të sjellë rezultate”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), Bedri…