Ish-kryebashkiaku i New Yorkut shpall falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje

21 dhjetor 2023 | 21:56

Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë si pjesë e një padie për shpifje.

Në kërkesën drejtuar gjykatës federale për falimentimet në Nju Jork, ish-kryebashkiaku i qytetit të New Yorkut përmend rreth 153 milionë dollarë borxhe ekzistuese ose të mundshme, përfshirë qindra mijëra dollarë në detyrime në taksa, para që u detyrohet avokatëve dhe miliona dollarë që mund t’i duhet të paguajë në procese ligjore kundër tij.

Kjo për pretendime të rreme se ato kanë manipuluar votat në vitin 2020.

Një gjykatës e kishte shpallur tashmë Giulianin përgjegjës për pretendime shpifëse në lidhje me punonjësit e sondazhit në Georgia, Ruby Freeman dhe vajzën e saj Wandrea “Shaye” Moss.

Moss tha pas vendimit se vitet e fundit kanë qenë “shkatërruese”.

Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-ditor për të përcaktuar dënimin.

Të premten, juria me tetë persona urdhëroi që çdo viktime t’i bëhet pagesa prej 20 milionë dollarësh për shpifje.

Ata gjithashtu u shpërblyen secili mbi 16 milionë dollarë për shqetësim emocional.

Një tjetër pagesë prej 75 milionë dollarësh si dëmshpërblim u urdhërua të ndahej mes tyre.

Ata fillimisht kishin kërkuar nga 15 deri në 43 milionë dollarë dëmshpërblim nga Giuliani, ish-avokati personal i Trump.

Duke iu drejtuar gazetarëve jashtë gjykatës, Giuliani tha se “nuk jam penduar për asnjë gjë”.

Michael Gottlieb, avokati i Freeman dhe Moss, tha gjatë diskutimeve përmbyllëse të enjten se Giuliani ishte “pacienti zero” i dezinformatave.

Ai tha se, gjatë tre ditëve të provave dhe dëshmive, juria kishte “përjetuar një copëz të tmerrit të papërshkrueshëm që pësuan zonja Freeman dhe zonja Moss”.

Sipas tij, një ndëshkim i ashpër financiar ishte i nevojshëm për t’i “dërguar një mesazh” Giulianit dhe “çdo figurë tjetër të fuqishme me një platformë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka ripërsëritur se Kosova është…