Ish-kryekëshilltari i Merkelit për ekonomi i bashkohet ekipit të Edi Ramës

11 dhjetor 2022 | 14:22

Lars-Hendrik Roller, ish-kryekëshilltar ekonomik i ish-kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, i është bashkuar ekipit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin  e ka bërë me dije vet Rama në “Facebook”, ka vlerësuar lartë punën e Rollerit.

Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Roller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.  Lars-Hendrik Roller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të kancelarisë gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e kryekëshilltarit ekonomik të kandelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.  Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të bordit të investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Promotori i Florian Markut, Ben Shalom, ka bërë me dije…