Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha ka ngritur padi ndaj Tomë Gashit

21 shkurt 2023 | 22:24

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.

Siç tha ai, këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.

“Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës”.

“Sot sefte këtu në Rubikon, e bëj të ditur se kam ngritur padi për shpifje pasi në një emision ka deklaruar: Se Sylë Hoxha rreth orës 2 prej një takimi me policë të Shqipërisë në Prevallë, ka thënë është vrarë, Astrit Dehari”.

“Qysh kam thënë, ku kam pas me e ditë unë. Unë jam një qytetar i rëndomtë, por ndonjë pengamer, asi largpamësi s’kam qenë asnjëherë”.

“I ka bërë ai do shpifje, dhe unë kam ngritur padinë dhe për mendimin tim është një njeri shumë i papërgjegjshëm në këtë drejtim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj, vlerëson se lidhur me rastin e…