Ish-ministri afgan që tani shpërndan ushqim në Gjermani (Video)

03 shtator 2021 | 18:28

Ai ishte ministër i Komunikimit në Afganistan, por dha dorëheqje, pasi korrupsioni i erdhi në majë të hundës. Sayed Sadaat tani ndodhet në Gjermani, ku siguron jetesën duke bërë dërgesa ushqimesh me biçikletë. Ai punon gjashtë orë ditëve të javës, dhe dhjetë orë fundjavave, për t’iu çuar pica dhe porosi të tjera klientëve, i pajisur me uniformë dhe çantë të madhe portokalli./REL

Video

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, ka shpall konkurs…