Ish-ministri Hasani ia kujton Vetëvendosjes çështjen e inspektorëve serbë në MTI: Tash keni fuqi politike

18 prill 2021 | 13:13

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani zyrtar i lartë i AAK-së, Bajram Hasani, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tashme drejton qeverinë që të merr masa për 300 zyrtarë serbë të cilët marrin pagë nga institucionet e Kosovës, si rrjedhojë e një marrëveshje të arritur në Bruksel.

25 prej këtyre janë në MTI.

Këta zyrtarë serbë marrin paga nga buxheti i Kosovës pa punuar fare.

Ish-ministri Hasani thotë se ketë kërkesë po e bën pasi kur ishte ministër, deputeti i LV-së, Salih Zyba, ia kishte parashtruar këtë pyetje: “I nderuar ministër, deri kur Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e
Tregtisë dhe Industrisë do të lejojë dëmtimin e buxhetit të Kosovës, duke dhënë paga për punëtorë që nuk dalin në vendin e tyre të punës?”.

Ish-ministri Bajrami përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga LV-ja që ta tregojë fuqinë e saj në këtë pikë, që ta mbrojë tash buxhetin e Kosovës.

“Përkundër tentimeve të mia atë kohë, ata ende janë në punë. Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës?”, ka shkruar Hasani.

Postimi i plotë i tij:

Derisa po i shfletoja disa dokumente në shtëpi, rastësisht më zuri syri një letër në të cilën ishte një pyetje parlamentare që më ishte drejtuar nga deputeti Salih Zyba rreth inspektorëve serb në Mitrovicën Veriore.
Si rrjedhojë e një marrëveshjeje në Bruksel rreth 300 zyrtar serb paguhen nga institucionet e Kosovës. 25 prej tyre në MTI.
Përkundër tentimeve të mia atë kohë, ata ende janë në punë.
Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës?

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shtatë pikë diferencë në krye, kur kanë mbetur edhe…