Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

12 prill 2024 | 21:25

Ish-ministri i jashtëm, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për anëtarësimin në këtë akademi, pjesë e së cilës janë emra të mëdhenj të artit e shkencës.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja. Falenderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së…