Ish-ministri rumun emërohet zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s

17 korrik 2019 | 23:10

NATO emëroi ish-ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Mircea Geoana, në postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake. Geoana, ish-udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, do të zëvendësojë amerikanen Rose Gottemoeller. Geoana “është një mbështetës i madh i lidhjes transatlantike dhe do të sjellë në këtë post përvojën e gjatë si burrështetas dhe diplomat”, tha përmes një deklarate NATO-ja.

Sipas së njëjtës, ai do të jetë rumuni i parë që udhëheq këtë zyrë të lartë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në “Twitter”, shprehu mirënjohje për Geoanan dhe për shërbimin e Gottemoellerit. Geoana ka qenë ministër i Jashtëm i Rumanisë në vitet 2000-2004 dhe ka garuar për president në vitin 2009, por ka humbur në balotazh nga presidenti i atëhershëm, Traian Basescu./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës ditore dje në…