Ish-oficeri rus pas pushtimit të Krimesë: Kievi po përgatit rimarrjen e gadishullit

01 korrik 2026 | 21:41

Igor Girkin, ish-oficer i Ushtrisë ruse dhe një nga figurat kyçe në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ka deklaruar nga qelia e burgut se fushata e fundit masive e Ukrainës me dronë ndaj objektivave në Krimenë e pushtuar mund të jetë përgatitje për një ofensivë ushtarake me synim rimarrjen e gadishullit.

Në një postim në Telegram, Girkin tha se sulmet e vazhdueshme ukrainase kundër infrastrukturës energjetike, objekteve industriale, qendrave logjistike dhe objektivave ushtarake në Krime po “vendosin skenën” për operacione amfibe dhe tokësore të forcave ukrainase.

Sipas tij, intensifikimi i goditjeve ndaj objektivave strategjike synon të dobësojë aftësinë mbrojtëse ruse përpara një operacioni të mundshëm për rikthimin e kontrollit të Krimesë.

Girkin, i njohur edhe me pseudonimin “Strelkov”, luajti një rol të rëndësishëm në aneksimin e Krimesë dhe më pas në konfliktin në rajonin e Donbass-it. Ai u arrestua në Rusi në vitin 2023 pasi kritikoi publikisht presidentin rus, Vladimir Putin dhe strategjinë e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës.

Deklaratat e tija gjithsesi nuk janë konfirmuar nga autoritetet ukrainase dhe nuk ka prova publike që tregojnë se Kievi ka nisur ose po përgatit një ofensivë tokësore për rimarrjen e Krimesë. Megjithatë, Ukraina ka shtuar ndjeshëm sulmet me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake dhe logjistike në gadishull gjatë muajve të fundit, duke synuar dobësimin e kapaciteteve ruse në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales…