Ish-presidentët dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën kundër Covidit

03 dhjetor 2020 | 08:13

Tashmë gara për vaksinën e re kundër koronavirusit ka hyrë në një fazë të re, te siguria dhe efektshmëria e saj.

Sfidë tash është rikthimi i besueshmërisë së publikut se një vaksinë do të jetë ajo që do t’i japë fund situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë ta marrin përpara kamerave vaksinën kundër Covidit menjëherë pasi ajo ta marrë aprovimin e administratës amerikane për Ushqime dhe Barna.

Të tre ish-presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do ta kthejnë besimin e tij për të marrë vaksinën. /A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në…