Ish-presidenti Barack Obama bëhet ‘babagjysh’, surprizon fëmijët e sëmurë

20 dhjetor 2018 | 13:43

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama, ka gëzuar disa fëmijë mbrëmjen e 19 dhjetorit.

Ai është bërë babagjysh i Krishtlindjeve dhe ka shpërndarë dhurata për fëmijët e sëmurë në një spital të Uashingtonit.

Presidenti i 44-të i SsBA-ve kishte vënë kapuçin e kuq dhe mbante mbi shpinë një thes me lodra.

Në një video të postuar nga spitali shihet Obama teksa shkon në çdo dhomë dhe u jep fëmijëve dhurata dhe përqafime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëmarrja e grave në tregun e punës vazhdon të mbetet…