Ish-presidenti Nishani kritikon Ramën për makinën luksoze

19 shtator 2021 | 17:27

Ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për  çështjen e makinës luksoze të cilën Rama e ka marrë me qira.

Në profilin e tij në “Facebook”, Nishani ka shkrua se ajo është një makinë ultra luksoze që kushton rreth 500 mijë euro, ndërsa qeveria justifikohet duke thënë se e ka marrë PS-ja me qira.

Sipas tij ky është një skandal tjetër i qeverisë.

“Një skandal tjetër i qeverisë së skandaleve. Baza e skandalit hajnia dhe mashtrimi! Një gazetare e pakapur, denoncoi Edi Ramën se përdorte prej muajsh një makinë ultra luksoze që sipas medias kushtonte 500 mijë euro (gjysëm milioni pra). Vetëm pas denoncimit të medias, qeveria tentoi të justifikohet se makinën e ka marrë Partia Socialiste me qera!!!! Ky është një skandal (i rradhës kuptohet) që ngado ta kapësh të bën pis ! Por selia e Partisë Demokratike pse hesht ! Ka frikë ? Nuk e quan të rëndësishme ? Nuk ka dëgjuar e parë gjë ? Apo ?”, ka shkruar Nishani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të…