Ish-presidenti Sejdiu bashkëbisedon me diplomatët e Kosovës

18 maj 2021 | 15:48

Akademia Diplomatike e Kosovës ka organizuar bashkëbisedimin  “Procesi negociues drejt Pavarësisë dhe vënia e themeleve të diplomacisë së Republikës së Kosovës” me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në këtë bashkëbisedim, ish-presidenti ka ndarë me pjesëmarrësit përvojat e tij, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur si udhëheqës i vendit në proceset vendimtare që ndërlidhen me shpalljen e Pavarësisë.

“Presidenti Sejdiu ndau me pjesëmarrësit përvojat e tij, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur si udhëheqës i vendit në proceset vendimtare që ndërlidhen me shpalljen e Pavarësisë. Ai ndau detaje nga procesi negociues i dialogut me Serbinë, si kushtoi theks të veçantë i dha takimeve me homologët e vendeve të ndryshme të botës. Të gjitha këto çështje zgjuan kureshtjen e pjesëmarrësve, të cilët më pas edhe i adresuan pyetje dhe komente Presidentit. Në këtë aktivitet morën pjesë (në sallë dhe virtualisht) mbi 30 diplomatë dhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Sabri Kiçmari, i cili e ka hapur këtë bashkëbisedim, duke bërë një ekspoze të biografisë së presidentit Sejdiu, me theks të veçantë në kontributet e tij në historinë më të re të shtet formimit.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

May be an image of 1 person, sitting and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka arritur që për herë të pestë që nga…