Ish-presidentja Jahjaga: Në Kosovë nuk ka vend për punësime mbi baza partiake

18 mars 2019 | 17:09

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se në sektorin publik dhe privat në Kosovë nuk ka vend për korrupsion, klientelizëm dhe punësime mbi baza partiake.

Sipas Jahjagës, edhe 20 vjet pas luftës, shteti i Kosovës ballafaqohet me probleme të mëdha, e që si pasojë e tyre qytetarët po braktisin vendin në drejtim të një jetë më të mirë.

Për këto, ish-kryetarja e shtetit ka folur në një ceremoni të organizuar nga KUSA në Prishtinë.

Në ceremoninë e përmbylljes së projektit të KUSA-s me titull: “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta”, gjatë fjalimit të saj, ish-presidentja Jahjaga ka thënë se sektori privat në Kosovë po zhvillohet me vështirësi.

Jahjaga ka thënë se është shqetësues fakti që Kosova po e humb kapitalin njerëzor, një prej resurseve më të mëdha e të rëndësishme të shteti posedon.

Jahjaga, e cila për një mandat ka qenë presidente e Republikës së Kosovës, ka thënë se nëse vazhdohet me këtë trend dëshpërues, vendi rrezikon të kthejë prapa çdo përparim dhe çdo të arritur./KosovaPress/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda ka…