Ish-shefi i Interpolit pranon se ka marrë ryshfet

20 qershor 2019 | 11:30

Kina ka bërë me dije se ish-shefi i Interpol-it, Meng Hongwei, ka pranuar në gjyq se ka marrë mbi dy milionë dollarë ryshfet.

Media shtetërore kanë theksuar se gjykata në qytetin Tianjin do ta shqiptojë vendimin e saj në një datë të mëvonshme.

Meng, i cili ka qenë udhëheqësi i parë kinez i agjencisë ndërkombëtare të policisë, është zhdukur në një udhëtim nga Franca për në Kinë, shtatorin e kaluar.

Pekini më pas ka konfirmuar se ai është arrestuar, në kuadër të luftës së presidentit kinez, Xi Jinping, kundër korrupsionit.

Gruaja e Mengut, e cila është në Francë, ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Në maj, asaj i është dhënë azil politik në Francë, për shkak të frikës se ajo dhe fëmijët e saj mund të rrëmbeheshin.

Meng, 65 vjeç, i cili ka jetuar në Francë, ka dhënë dorëheqje si president i Interpolit pasi është arrestuar nga autoritetet kineze. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trafikues afgan me qenie njerëzore dhe tre shoqërues të…