Ish-shoqja e Kim Kardashian nxjerr sekretet e çiftit: Burri i saj më telefononte në 4 të mëngjesit

10 nëntor 2020 | 12:15

Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Kanye West.

Ajo beson se Kanye i ka bërë ‘lavazh truri’ ish-shoqes së saj, Kim Kardashian. Madje, ajo ka deklaruar se Kanye e merrte në tel në 4 të mëngjesit.

“Ai më telefononte në orë 4, 5 në mëngjes. Unë isha personi që ai më telefononte për t’u shprehur. Unë e dëgjoja, i thosha se të dua, ti je më i miri, gjërat do të bëhen mirë”, rrëfeu ajo.

Më tej, ajo tregoi se e kishte bllokuar reperin, pas bezdisjeve të vazhdueshme. Larsa shtoi se ky veprim i saj çoi në shkatërrimin e marrëdhënies miqësore mes saj dhe Kim Kardashian.

Ish-shoqja e Kim Kardashian nxjerr sekretet e çiftit: Burri i saj më

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.…