Ish-të burgosurat politike nga Prizreni shkojnë në burg ta rikujtojnë tmerrin

29 tetor 2022 | 23:48

Pas 24 vjetëve, tri ish të burgosurat politike demonstrojnë torturën e ushtruar ndaj tyre nga regjimi serb.

Tri ish të burgosurat politike nga Prizreni, Behare Kryeziu, Leonora Morina dhe Jehona Krasniqi, pas 24 vjetëve rikthehen në vendin ku e kishin vuajtur dënimin me aktakuzën “bashkëpunim me UÇK-në”, në vitin 1998.

Në atë kohë, tri vajzat 20 vjeçare ishin studente dhe aktiviste në Unionin e Pavarur të Studentëve.

Me Beharen, Leonoren dhe Jehonën ishin arrestuar edhe drejtuesit e Unionit të Studentëve të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sejdi Bellanica, Bylbyl Duraku, Aqif Ilazi, Defrim Rifaj e Sherif Ilazi, të cilët kishin përjetuar edhe Masakrën në burgun e Dubravës.

Tani, ato rikthehen në burg për të rikujtuar dhe demonstruar tmerrin që përjetuan në vitin 1998 nga regjimi serb.

Për herë të parë ato bashkë me dy ish gardiane shqiptare të asaj kohe, rrëfejnë ngjarjet e dhimbshme të ndodhura në burg, si në pavijonin e vajave ashtu edhe në atë të meshkujve.Provokimet, dhuna fizike, tortura psikike janë vetëm disa ngjarje që kanë rrëfyer.

Për RTK-në në ciklin e dokumentareve “Gjurmë”, Beharja, Leonora dhe Jehona, së bashku me ish gardianet Sanije Shala dhe Naxhije Shabanin, i paraqesin disa skena të qëndrimit në burg, ashtu siç kanë ndodhur në realitet në vitin 1998.

Dokumentari i realizuar nga gazetarja Trëndelina Ramadani, kameramani Artan Krasniqi e me montazhë të Fiorda Domi Lokaj, me titull “Lufta brenda burgut”, është transmetuar të enjten në mbrëmje në RTK1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha…