
Ish-ushtari i UÇK-së, Sylë Muriqi në garë për asamblenë e Pejës
Sylë Muriqi është kandidat nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së) për asamblenë në Komunën e Pejës.
Kontributi i Sylë Muriqi për lirinë e Kosovës është i madh. Ai mbeti i plagosur rëndë në betejën e Loxhës, kurse me vonë ishte emëruar zëvendëskomandant i Brigadës 136 “Rugova”.
Aktiviteti i tij atdhedashës nuk mbaron as pas luftës si pjesëtar i TMK-së ( organizatë e cila më vonë u transformua në FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës).
Prioritet e numrit 2 në listën e AAK-së, Sylë Muriqi janë:
1. Investimi në Rugovë për zhvillim cilësor dhe rritje të turizmit
2. Funksionalizimi i zyrës për zhvillim dhe përkrahje të turizmit në Rugovë
3. Rregullimi i infrastrukturës, ujësjellësit, dhe rrjetit të energjisë elektrike në tërë Rugovën si trevë kryesore e turizmit të Pejës
4. Mbështetja e kategorive të dala nga lufta
5. Mbështetja për rininë, kulturën dhe sportin