Ish-ylli i Bayernit transferohet te Qatar SC

20 qershor 2021 | 16:26

Ish-futbollisti i Bayern Munchen për plot 9 sezone, Javi Martinez, i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re.

32-vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme te Qatar Sport Club. Ka qenë vetë klubi nga Doha që me anë të një video në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar goditjen e bujshme në këtë merkato të verës.

“Përshëndetje të gjithë miqve të Qatar SC. Jam i lumtur t’u lajmëroj që do të shihem me ju shumë shpejt. Qëndroni në gatishmëri”, ishin fjalët e Javi Martinez te video e postuar nga klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin…