Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës dyshohet për tradhti të lartë

24 korrik 2022 | 00:07

Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës dyshohet për tradhti të lartë, raporton Kyiv Independent.

Sipas një raporti të publikuar nga Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës, Volodymyr Sivkovych dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunojnë në emër të Rusisë.

Gazeta citoi gjithashtu byronë duke thënë se ish-zëvendës shefi i shërbimit të sigurisë në Krime, Oleh Kulinich, u arrestua për shkak se ai dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit rrjet spiunësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili është në ditën…