Ish-zëvendësministri: Shtetet e rëndësishme kishin kritika për emërimet e diplomatëve

26 nëntor 2020 | 08:47

Ish-zëvendësministri Anton Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit për shkarkimin e konsujve, duke thënë se edhe gjatë kohës sa ishte në detyrë përfaqësues të shteteve mike me peshë kishin shprehur shqetësimin se Kosova po emëronte në shtetet e tyre diplomatë përtej normave, duke shfaqur dyshim në qëllime.

Ai thotë se u.d e presidentit, Vjosa Osmani, dje ka bërë veprimin e duhur e në këtë mënyrë e ka ndihmuar shtetin.

“Në rrafshin e brendshëm, ajo duke shfuqizuar ajo duke emërimet arbitrare ka dhënë shenjën e parë, që do ti qaset me seriozitet shërbimit diplomatik që ka peshë të jashtëzakonshme për organizimin e shtetit”, ka shkruar Berisha.

Ish-zëvendësministri ka thënë se Osmani e ka bërë hapin e parë për ta ndërprerë emërimin e diplomatëve pa pajtimin e shteteve përkatëse.

“Me përgjegjësi te plote, e theksoj se ne vazhdimësi dhe sidomos ne kohen sa isha zëvendësministër i jashtëm, përfaqësues te shteteve mike me peshe, me kishin shprehur shqetësimin e tyre qe qeveria e Kosovës emëronte ne shtetet e tyre diplomate përtej normave duke shfaqur dyshimin ne qëllime, e qe nënkuptueshëm krijonte pakënaqësi diplomatike”, thotë ai, duke shkruar se dje u dha një sinjal shpresëdhënës nga u.d e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë deklaratë në lidhje me…