“Isha e bindur se do vdisja” Donte të pasmet si Kim Kardashian, e reja zbulon çfarë vuajti pasi bëri operacionin

07 prill 2022 | 13:13

Duke qarë nga dhimbja në banje, me gjak që më dilte nga stomaku, isha e bindur se do të vdisja. Kështu është shprehur një modele, e cila ka kryer një operacion te të pasmet.

Anna Vakili ka treguar se u përpoq që operacionin ta bënte më një çmim të lirë dhe u josh na një klinikë turke. Ajo është shprehur se ka paguar më pak se gjysmën e çmimit që kishte për të paguar në Londër, nëse do e kryente aty ndërhyrjen.

“Ju mund të merrni një BBL në Turqi për më pak se 3000 paund. Por kishte një arsye që kushtonte kaq pak. Tani katër vite më vonë, ende nuk mund ta besoj se kam vënë jetën time në rrezik, të gjitha për të pasur të pasme më të mëdha”, ka thënë ajo.

“The Sun” shkruan se BBL është operacion kozmetik me rritjen më të shpejtë, por gjithashtu edhe më i rrezikshmi.  Statistikat tregojnë se një në 3000 rezulton me vdekje.

Në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë tre gra pas komplikimeve në katër vitet e fundit dhe të gjitha kishin bërë operacionin në Turqi.

Vakili ka treguar më pas se rrugëtimi i saj nisi në vitin 2016. Ajo ka shtuar se fillimisht ka lënë një takim në një klinikë në Londër, duke marrë një kredi bankare për ta paguar atë. Në Mbretërinë e Bashkuar, ky operacion kushton nga 6 mijë deri në 8 mijë paund.

“Ndjekja e një tendence nuk është kurrë arsye e mirë për të kryer një operacion kaq drastik dhe të pakthyeshëm. Unë kisha hulumtuar tërësisht çdo aspekt dhe u ngushëllova kur mësova se klinika ishte me shumë reputacion dhe kirurgu im ishte një nga më të mirët në Angli. E për të qenë e sinqertë isha e emocionuar me rezultatet”, ka treguar Anna.

Kjo e fundit ka shtuar se pas kësaj ka menduar se mund të shkojë edhe më tej që të ndihet edhe më mirë. Ajo ka kërkuar përsosmërinë, e cila në fakt nuk ekziston.

Në vitin 2018, ajo dhe motra e saj, Mandi, vendosën që të bënin një operacion të dytë. Vajzat kishin dëgjuar se është më lirë jashtë Londrës e si pasojë kishin shkuar në Turqi.

“Gjetëm një klinikë me çmim të shkëlqyer. Instagram-i i tyre ishte i mbushur me fotografi të bukura dhe e bindëm njëra-tjetrën se do ishte shumë mirë. E para që bëri operacionin ishte Mandi dhe pasi doli ishte gjëja më e frikshme që kam parë ndonjëherë. Ajo bërtiste dhe trupi i dridhej si e çmendur, sikur kishte një krizë epileptike”, ka treguar ajo.

Vakili ka treguar se kur i erdhi radha asaj ishte e frikësuar dhe i ndodhi e njëjta gjë si motrës pas operacionit.

“Gjatë natës ishte e frikshme. Po villnim pa pushim dhe kishim kaq shumë dhimbje sa as morfina nuk bëri punë. Ne nuk dinim gjuhën dhe kjo e vështirësoi komunikimin me stafin, prandaj na duhej të kujdeseshim për njëra-tjetrën. Të nesërmen u larguam nga aty dhe shkuam në hotel, asnjëra prej nesh nuk e dinte nëse do t’ia dilnim. Ishte kaq e frikshme”, tregon ajo.

Më pas ka treguar se kur ka shkuar për të bërë dush, gjaku filloi që t’i dilte kudo dhe ndjeu se do t’i binte të fikët. Në ato momente u rrëzua dhe ra në dysheme.

Anna ka shtuar se i kaluan ditët në vijim duke u rikuperuar dhe nuk kanë pasur më asnjë kontakt me klinikën ku kryen operacionet.

“Nuk kishte asnjë kujdes të mëvonshëm, gjë që tregon se ata me të vërtetë nuk shqetësoheshin për ne pasi kishin paratë tona. Pasi u kthyem në Mbretërinë e Bashkuar dhe ënjtja ishte ulur, unë isha e kënaqur me rezultatin, por kam mbetur e trembur.

Pavarësisht gjithë kësaj, unë nuk jam kundër operacioneve kozmetike. Por kush dëshiron që t’i nënshtrohet një operacioni të tillë, duhet ta mendojë mirë se pse e dëshiron atë. Mos e bëni këtë për të ndjekur një trend ose për ta bërë të dashurin tuaj të lumtur – ju vleni shumë më tepër se kaq”, ka përfunduar Vakili.

“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim“Isha e bindur se do vdisja”/ Donte të pasmet si Kim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvana Gjata është një prej këngëtareve më të preferuara për…