Ishin të dy në festen e yjeve, çfarë ndodhi mes Ilirit dhe Donaldit?

22 shkurt 2022 | 11:20

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë qenë mbrëmë të pranishëm në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për yjet e “Big Brother VIP”.

Balerini i njohur shkoi paksa me vonesë në festë, pasi ishte i ftuar edhe në emisionin “Open”, ku foli për arsyen se pse zgjodhi që të merrte pjesë në këtë reality show.

Nga ana tjetër, aktori i humorit fillimisht u shfaq i veshur si Spiderman, personazhi që atij i pëlqen shumë dhe e ka treguar herë pas here teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ishin të dy në super festen e yjeve, çfarë ndodhi mesIshin të dy në super festen e yjeve, çfarë ndodhi mesIshin të dy në super festen e yjeve, çfarë ndodhi mes

Por çfarë ndodhi mes dy ish-banorëve që mbetën të fundit për çmimin e madh prej 100  mijë euro? Këtë e ka treguar moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, përmes disa videove në “Instastory”.

Arbana ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku Ilir dhe Donaldi përqafohen në momentin që takohen, e më pas ia marrin valles.

Edhe pse ata nuk e pranojnë, shumë ish-banorë por edhe opinionistët mendojnë se balerini dhe aktori mund të jenë miq të mirë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Merson, një tjetër emër i njohur në Angli, pasi…