Ish-sulmuesi i Anglisë: Broja ka të ardhme te Chelsea

22 shkurt 2022 | 11:19

Paul Merson, një tjetër emër i njohur në Angli, pasi ka luajtur me kombëtaren 21 ndeshje dhe ka qenë për 12 vjet pjesë e Arsenalit, ka lavdëruar sulmuesi e kombëtares shqiptare Armando Brojën.

Merson, i cili tani është ekspert në “Sky Sports”, mendon se djaloshi që po spikat me Southampton në sezonin e tij të parë në Premierë Ligë ka të ardhme te Chelsea.

“Armando Broja është një lojtar që me të vërtetë më ka rënë në sy këtë sezon dhe unë besoj se ai ka një të ardhme te Chelsea. Ai është i madh, është i fortë, është i shpejtë dhe ka treguar që mund të shënojë gola vazhdimisht në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Merson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…