Ishte nisur për të marrë dru, rrokulliset me traktor dhe vdes burri nga Vitia

18 maj 2020 | 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas një aksidenti me traktor, ka vdekur një burrë në Viti.

Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se ai është rrokullisur derisa ishte duke shkuar për të marrë dru.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka humbur jetën në një aksident me traktor ku është rrokullisur deri sa ishte duke shkuar për të marrë dru. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lufta” e njerëzimit me natyrën ka shkaktuar viruse si Ebola…