Islam Pacolli: Ejani në festën e fitores

24 shtator 2019 | 22:14

Koalicioni NISMA-AKR-PD nesër nga ora 18:00 në palestrën “1 Tetori” bënë hapjen e fushatës zgjedhore.

Kandidati për deputet, Islam Pacolli, ka shprehur besimin se koalicioni “Bashkë për shtetin” do të marr përkrahjen e fuqishme në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka ftuar të gjithë përkrahësit e këtij koalicioni që të jenë të pranishëm në hapjen e fushatës dhe festes se fitores.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Koalicioni NISMA-AKR-PD nesër (e mërkurë) me moton ‘Bashkë për shtetin’ do të bëjë hapjen e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit. Ne si koalicion prioritet e kemi forcimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë, duke krijuar vende të reja të punës. Ne e kemi dëshmuar vetën edhe në të kaluarën dhe punën e mirë do ta vazhdojmë edhe në qeverisjen e ardhshme. Besojmë si gjithmonë në përkrahjen tuaj të fuqishme për subjektin tonë, prandaj ejani nesër në sallën ‘1 Tetori’ në ora 18:00 që të nisim festën e fitores se madhe”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Prishtina, nuk ka arritur t’i bëjë ballë…