Islami rikthehet pas shtatë muajsh

22 janar 2021 | 12:10

Futbollisti i njohur në futbollin e Kosovës, Përparim Islami, është rikthyer pas shtatë muajsh.

Në fakt, Islami vuajti nga një lëndim i gjatë, derisa ai është rikthyer duke u inkuadruar në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore të cilën skuadra e Feronikelit e zhvilloi ndaj Strugës në “Olimpik Resort”.

Kjo ndeshje përfundoi 1-1, derisa Islami do të jetë një “armë” shtesë për trajnerin Klodian Duro në sezonin pranveror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka deklaruar se…