Osmani: Jam në dispozicion të kauzës për shtet të së drejtës

22 janar 2021 | 11:47

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka deklaruar se gjatë gjithë karrierës së saj ka kërkuar vetëm shtet të së drejtës, raporton “Epoka e re”.

Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, e cila është mbajtur virtualisht , ajo ka deklaruar se tani i gjithë kapaciteti i saj institucional e profesional, është në dispozicion të kësaj kauze.  “Si presidente në detyrë dhe përgjatë gjithë karrierës sime, kam kërkuar vetëm shtet të së drejtës, rend dhe ligj. Tani, i gjithë kapaciteti im institucional e profesional, është në dispozicion të kësaj kauze. Do të jem aleati juaj kryesor, për aq sa kam kompetenca kushtetuese, për t’u ndihmuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se përkundër angazhimit dhe rezultateve të mira , raportet ndërkombëtare vazhdojnë të ofrojnë rekomandimet e veta për të përmirësuar performancën e punës së institucioneve të sistemit të drejtësisë.

“Puna e një prokurori është punë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Suksesi i Prokurorisë është sukses i gjithë shtetit tonë, prandaj të gjithë ne, qoftë përfaqësuesit e institucioneve, por edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë, duhet të ofrojmë kontributin tonë maksimal për të siguruar institucione të pavarura, kredibile e profesionale të cilat luftojnë krimin e korrupsionin, ruajnë integritetin institucional e mbi të gjitha e bëjnë Republikën tonë një vend të dëshirueshëm për të rritur fëmijët tanë”, është shprehur Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e takimeve…