Islanda shpall gjendje të jashtëzakonshme

12 nëntor 2023 | 09:08

Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një sërë tërmetesh që ngritën frikën për një shpërthim vullkanik.

Autoritetet kanë urdhëruar gjatë natës mijëra njerëz që jetojnë në qytetin jugperëndimor të Grindavík të evakuohen si masë paraprake.

Zyra Meteorologjike Islandeze (ZMI) tha se ekzistonte një rrezik i konsiderueshëm i një shpërthimi në ose jashtë gadishullit Reykjanes. Probabiliteti i një shpërthimi është rritur që nga mëngjesi, thotë zyra.

Sipas deklaratës, një shpërthim mund të fillojë në çdo kohë në ditët e ardhshme.

Javët e fundit janë regjistruar mijëra lëkundje rreth vullkanit Fagradalsfjall, shkruan BBC.

Ato janë përqendruar në gadishullin Reykjanes të Islandës, i cili kishte mbetur i fjetur ndaj aktivitetit vullkanik për 800 vjet para se të shpërthente në vitin 2021.

Islanda është një nga rajonet me vullkanet më aktive gjeografikisht në botë, me rreth 30 zona vullkanike aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë…